Mulliri Fushë Kosovë

Fushë Kosovë   

Mulliri i Fushë Kosovës është privatizuar në vitin 2007 me çmim prej 2.5 milion euro.

Investimet totale deri më tani  në këtë ndërmarrje janë mbi 22 milion euro të investuara kryesisht në infrastrukturë dhe prodhim, duke rritur kapacitetet prodhuese në 500 ton në ditë, me sistem të kontrolluar kompjuterik me automatizim të plotë. Në kuadër të objektit është themeluar laboratori i pajisur me teknologjinë më të fundit për analizimin e lëndëve të para. Produkti kryesor është gruri i përpunuar si dhe një shumëllojshmëri e gjerë e produkteve të drithërave, të cilat eksportohen në shtetet e rajonit siç janë Maqedonia, Shqipëria dhe një pjesë e Malit të Zi. www.universalfood.com